Gjykata Penale e Shkupit, pas propozimit të Prokurorisë për caktimin e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për 18 persona, vendosi që ndaj 14 personave të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për katër persona të tjerë arrest shtëpiak. Këto vendime kanë të bëjnë me aksionin policor të zhvilluar në Prilep para dy ditësh, në të cilin u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga 20 persona, të dyshuar për trafikim të drogës dhe pastrim parash. Në kuadër të aksionit janë kryer kontrolle në 36 lokacione në Prilep, Shkup dhe Strugë. Janë sekuestruar drogë, armë, automjete dhe para në vlerë prej rreth 5 milionë denarësh dhe mbi 64 mijë euro.
