Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kthimin e Fatmir Limajt dhe garimin në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Hamza, foli me optimizëm për përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se e mirëpresin kontributin e ofruar nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt dhe tha se është i bindur se kjo përkrahje do tarrisë PDK-në, por tha se ai “fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje pë Partinë Demokratike të Kosovës”.

Hamza tha se Limajn e ka “mik” dhe ka punuar gjatë me të, por shtoi se këtë herë ai “nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”.

“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai.

Hamza, foli me optimizëm për përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Në listë do të ketë vajza, gra, djem, burra me shumë vlera. Një pjesë e madhe e tyre do të jenë që garojnë për herë të parë oër deputet dhe jam i lumtur që po ka njerëz të përgatitur që po bashkëngjiten në radhët e PDK-së”, tha Hamza, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Kujtojmë sde Limaj i kishte shkruar javën që lamë pasë një letër Hamzës ku deklaronte se nëse nuk pranohej kthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, ishte shprehur kreu i NISMA, Fatmir Limaj.