Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të mbajë një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Protesta do të zhvillohet nga ora 14:00 para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj çdo kufizimi të përdorimit të gjuhës shqipe.