“Paqe” në stadiumin Air Albania në Tiranë, mbyllet në barazim sfida Shqipëri – Serbi, e vlefshme për Botërorin 2026, përcjell TV21. Edhe përkundër shanseve të mëdha, Shqipëria nuk arriti të shënojë ndaj Serbisë. Shansi më i madh për të shënuar ishte në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Elseid Hysaj fitoi një penalti, por Rej Manajt dështoi në ekzekutim. Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë pozitive me disa raste për gol.
Në stadium ishin të pranishëm 20,427 mijë tifozë të Kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë ekipi kuqezi u mbështet edhe nga mijëra tifozë të tjerë jashtë stadiumit. Në kuadër të këtyre ndeshjeve kualifikuese, Shqipëria është në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë më 10 qershor ndaj Letonisë në stadiumin “Skonto Stadions” në Riga.
