Të paktën 17 persona janë lënduar, prej të cilëve katër në gjendje kritike, pas përplasjes mes dy trenave pranë Kopenhagës, në veri të Danimarkës.
Aksidenti ndodhi në zonën Gribskov, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti danez, kur dy trena u përplasën ballë për ballë në mëngjes herët. Autoritetet e cilësuan ngjarjen si “aksident serioz”.
Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje me dhjetëra ekipe, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan. Të lënduarit janë transportuar në spitale me ambulanca dhe helikopterë.
Autoritetet daneze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
