Në poligonin ushtarak Krivollak, stërvitja “Flash 26” po vazhdon me realizimin e aktiviteteve në terren, ku njësitë e Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë po kryejnë operacione ofensive në disa skenarë, ndërsa procesi po ndiqet nga një ekip vlerësues dhe monitorues të NATO-s si pjesë e vlerësimit të gatishmërisë luftarake.

Siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, aktivitetet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, me detyra që përfshijnë lëvizje në terren, marrje pozicionesh dhe reagim ndaj kontaktit, si dhe mbështetje inxhinierike të aktiviteteve. Shtojnë se me këtë theksohet veprimi i koordinuar dhe reagimi në kohë në përputhje me procedurat standarde operacionale të njësisë.

Gjatë aktiviteteve, komandanti i Komandës për Operacione, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski, dhe komandanti i Brigadës së Parë të Këmbësorisë, gjeneral brigade Dejan Çiplakovski, kryen një vizitë në kontrollin e stërvitjes me të gjithë elementët e saj, ku u vlerësua shkalla e realizimit të detyrave të vendosura në terren.