Gazetar: Zekirija Haxhiu
Premtuat shumë e nuk zbatuat asgjë. Ishte kjo akuza e kreut të social demokratëve, Venko Filipçe drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, që kryesisht kishte të bëjë me gjendjen financiare të shtetit dhe qytetarëve. Sipas Filipçes, kryeministri nuk ka përmbushur as 10% të programit.
“Premtuat paga më të larta e punëtorët kanë pagat më të ulëta në Evropë. Nuk ka pagë minimale 600 euro e as që doni të diskutoni për këtë. Premtuat inflacion prej 2,5% e ajo është 4,85%, thuajse dyfishi i asaj që premtuat ju dhe nga mesatarja evropiane. Buxheti është para kolapsi dhe nuk ka para për asgjë”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.
Ndërkohë kryeministri Mickoski bëri krahasimin e Qeverisë së tij, me ato të mëparshmet.
“Qeveria, kjo që unë e udhëheq, Prodhimi Bruto Vendor nominal nga 16,95 miliardë dollarë në 21,61 miliardë dollarë, nuk e them unë, e thotë FMN-ja, ose 4,66 miliardë. Çfarë do të thoshte kjo? Ju e keni futur në borxh shtetin për 3,69 miliardë euro, ndërsa keni arritur PBV nominal ta rrisni për 4,52 miliardë dollarë”,
Në fund debati u shndërrua në personale.
“Thoni 1/3 e qytetarëve duan ta braktisin shtetin. A e dini pse duan? Sepse ju shohin juve në Dubai si kënaqeni me muzikën e Haris Xhinoviç dhe nuk jeni në burg. Shohin si kënaqen ish funksionarë dhe nuk janë në burg. Kur tu shohin si qesheni prapa grilave, e atëherë do të jenë të lumtur”, tha Mickoski.
“Ky obsesion i juaj me ish funksionarë që i paguani të fotografojnë të zhveshur në plazhe, unë nuk mund ta kuptoj, si duket bëhet fjalë për sferën e neuro-psikologjisë “, shtoi Filipçe./Alsat.mk.
The post Përplasje Mickoski – Filipçe: Përmenden plazhet, jahtet, Dubai e foto nudo appeared first on Alsat.
