Paknaqësitë brenda Lëvizjes Besa s’kanë të sosur.

Pas propozimeve të emrave për drejtor dhe zëvendës drejtor, paknaqësitë janë rritur edhe më shumë.

Burime brenda partiake nga Lëvizja Besa, kanë akuzuar sekretarin organizativ të partisë se anashkalon strukturat e degës së Gostivarit

Burimet tona thonë se në përzgjedhje nuk është vlerësuar meritokracia në degën e Lëvizjes Besa, Gostivar.

Sipas procesverbalit të siguruar nga indeks.mk, dega për drejtor të Spitalit të Gostivarit ka propozuar Besnik Zeqiri kurse për zv drejtor të arkivit nga dega dhe komisioni kadrovim është propozuar Mr. Zijad Shabani.

Nga dega akuzojnë se të njejtit janë anashkaluar dhe nuk janë pranuar./indeks.mk/