Deputetët e Frontit Europian nuk pajtohen me ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili do ta vendoste Inspektoratin nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë. Ky është një hap i dëmshëm nga qeveria, tha Rina Ajdari nga Fronti Europian, e cila shtoi se heqja e statusit të një subjekti juridik synon të heqë pavarësinë dhe të shkelë mbrojtjen e të drejtave gjuhësore.

Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE tha se ky ligj nuk tenton të shkelë ndonjë të drejtë për përdorimin e gjuhëve, por përkundrazi se po bëhet në përputhje me Ligjin për Organet e Administratës Shtetërore, i cili u miratua vitin e kaluar, së bashku me votat e BDI-së. Ky është një rekomandim nga agjenda e reformave të Bashkimit Europian për zvogëlimin e organeve të administratës shtetërore, dhe i njëjti ligj do të miratohet edhe për Inspektoratin e gjuhës maqedonase, tha ai.

Megjithatë kjo nuk i pajtoi deputetët e FE të cilët kërkuan që ligji të tërhiqet, sepse, siç u theksua, i njëjti nuk do të sillej duke pasur parasysh faktin se nuk ekziston shumica sipas Badenterit për të votuar.