
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dje bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë denoncuar pesë raste të dhunës familjare, ndërsa një person është privuar nga liria.
“Më 16.04.2026 në orën 16:00 në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria G.B. (43) nga Manastiri, për shkak se fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij.
“Më 16.04.2026 rreth orës 11:00 në SPB Kumanovë, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore djali i saj I.A. (35) është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka keqtrajtuar psikikisht.
Më 16.04.2026 në ora 10:40 në NJPB Strugë, një grua 56-vjeçare nga rajoni i Strugës ka denoncuar se partneri i saj për një periudhë më të gjatë kohore e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, ndërsa atë ditë e kishte dëbuar nga shtëpia, me ç’rast ia kishte marrë edhe çelësat e banesës.Më 16.04.2026 në ora 19:30 në SPB Shkup, një grua 59-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 13:00 në rajonin e Qendrës, ish-bashkëshorti i saj L.Ç. (65) ka bërë kërcënime ndaj saj dhe djalit të tyre”, njftuan nga MPB.
Ndërsa, më 17.04.2026 në orën 00:15 në SPB Shkup, një grua 48-vjeçare ka denoncuar se më 15.04.2026 ish-partneri i saj D.N. (51) ka bërë kërcënime përmes thirrjeve telefonike ndaj saj, fëmijëve të saj dhe ndaj ish-partnerit të saj”, njoftoi MPB.
MPB informon se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.
