Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Koreticë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit po trajtohen për plagët e marra. /Reporteri.net/