Ish-ministrja për mbrojtje Sllavjanka Petrovska mendon se pushteti nuk ka kapacitet për t’i bashkuar ASK-në dhe AZ-në. Në një intervistë për REL, ajo tha se pret që së shpejti të sillet një ligj që më lehtë ta shkarkojnë drejtorin aktual të ASK-së, emërimi i të cilit shkaktoi skandal. Për ndodhitë në sektorin e sigurisë mendon se nuk shkojnë në favor për një vend që është anëtar i NATO-s.

“Ky pushtet nuk ka kapacitet që ta zbatojë këtë, unë druaj se nën presionin e këtij skandali që ka të bëjë me drejtorin e Agjencisë, se ata do të donin që ta bëjnë këtë sa më shpejt që është e mundur dhe nuk do të isha e befasuar nëse brenda këtyre javëve deri në fund të vitit, ky ligj të dorëzohet në Kuvend sepse mendoj se kjo do të ishte mënyra më “elegante” që ta shmangin tërheqjen e këtij drejtori dhe thjesht të emërojnë një drejtor të ri në këtë shërbim të bashkuar për zbulim”, tha Sllavjanka Petrovska nga LSDM.