Në seancë gjyqësore po prezantohen prova shtesë nga mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. I akuzuari i parë, Lupço Pallevski, thotë se nuk mundet që e njëjta veturë të jetë në dy vende në të njëjtën kohë, ndërsa prokuroria me prova nga Safe City theksoi se ka dallim në kohën e incizimeve nga kamerat nga shtëpia e Velibor Manevit dhe atyre nga Safe City. Një nga dëshmitë kyçe që Prokuroria i paraqiti si plotësim të procedurës dëshmuese është se mbrëmjen para përpjekjes së parë për rrëmbimin e Vanjës, të akuzuarit po përgatiteshin për vrasje, e jo për rrëmbim. Dëshmi për këtë është fakti se Manev kishte harruar lopatën, prandaj ishte kthyer për ta marrë, dhe për rrëmbim nuk nevojitet lopatë. Pistoleta me të cilën janë kryer vrasjet ende nuk është gjetur.
