Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për Punësim kanë prezantuar Planin Operativ për Punësim 2026. Sipas autoriteteve, agjenda reformuese synon uljen me 20% të numrit të të papunëve. Ministri Besar Durmishi tha se rreth 90 mijë persona figurojnë të regjistruar si të papunë, duke përfituar ndihmë sociale, ndërsa një pjesë e tyre punon në të zezë, praktikë që sipas tij do të ndalet.

 “Në atë grup punë duhet të përfshihen nga MPB së bashku me përfaqësues të Agjencisë për punësim, Inspektorati i punës, qendrat sociale të Ministrisë, që janë nëpër qytete dhe të gjithë ata të gjeturit që marrin ndihmë sociale dhe nga ana tjetër konstatohet se punojnë në të zezë, të gjithë ata do të hiqen nga lista e të papunëve të Agjencisë për punësim”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë .

Por, për tu zbatuar kjo masë duhet të bëhen disa ndryshime ligjore thonë nga Agjencia për Punësim. Drejtori Adnan Ejupi tha se mund të propozohet në plotësimin e ligjit që atyre që punojnë në të zezë të mos u lejohet më të marrin ndihmë sociale.

 “Të gjithë së bashku do të përpiqemi të sjellim ligje të reja për t’i pastruar para së gjithash ato lista se atje numëroheshin edhe nga mosha 15-18 vjeç, ata që janë në shkolla të mesme janë mënjanuar dhe mendoj se edhe Qeveria është në qëndrimin e njëjtë që për tu pastruar ajo listë nga ne, duhet të jemi të mbuluar sipas ligjit”, theksoi Adnan Ejupi, drejtor i Agjencisë për Punësim.

Hapi i parë i agjendës reformuese që duhet të informohet Komisioni Evropian është 31 qershori, ndërsa afati i dytë është 31 dhjetori, sa i përket kushteve që janë një nga shtyllat e aspirimit në BE.