Policia turke ka urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave që akuzohen për postime me përmbajtje kontroverse në internet rreth dy rasteve të të shtënave vdekjeprurëse në shkolla, raportojnë mediat e huaja.

Ata “u gjetën se janë angazhuar në postime dhe aktivitete që lëvdonin krimin dhe kriminelët dhe negativisht kanë ndikuar rendin publik”, ka thënë policia. 

Policia ka marrë qasjen e 940 llogarive të rrjeteve sociale që i ka bllokuar dhe 93 grupe në Telegram që janë mbyllur. 

Nëntë persona u vranë në një shkollë të mërkurën, një ditë pasi një sulm i ngjashëm la të lënduar 16 persona në një shkollë tjetër. 

Tetë nxënës e një mësues u vranë në shkollën Kahramanmarash.

14-vjeçari që sulmoi po ashtu vdiq.