Portugalia nderon Ronaldon, të gjithë futbollistët u paraqitën me fanellën me numrin 7

Kombëtarja e Portugalisë i bëri nderim të veçantë Cristiano Ronaldos, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij historik në futbollin portugez.

Të gjithë futbollistët zbritën në fushë me fanella me numrin 7, numër të cilin e mbante Ronaldo.

Federata Portugeze e Futbollit ka shfaqur edhe mesazhin “Obrigado, Capitão” (Faleminderit, kapiten), duke vlerësuar karrierën dhe ndikimin e Ronaldos në kombëtare.

Ronaldo u pensionua nga futbolli ndërkombëtar më 5 nëntor, pas një karriere me 234 paraqitje dhe 146 gola për Portugalinë./TV21