E pasdite projektligji për përfaqësim të drejtë kaloi në Qeveri, por përpara se t’i dorëzohet Kuvendit, teksti do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim. Kryeministri Hristijan Miskocski tha se me këtë ligj pritet të bëhen punësime në sektorin publik në bazë të meritokracisë, por duke respektuar edhe kuotat etnike. Nuk dha shumë detaje, por shtoi se metodologjia e punësimit do të përcaktohet në fazë tjetër pasi të krijohet trupi koordinues, ndërsa për dokumentet personale nuk e ceku dygjuhësinë si kriter për t’u identifikuar se cilës përkatësi etnike i takojnë aplikuesit, që do të kërkojnë punë në sektorin publik.
“Logjikisht që secili që aplikon duhet patjetër të dëshmoj kush është dhe kjo është paraparë me ligj që të paraqiten me letërnjoftim apo dokument tjetër, i cili në përputhje me ligjin e identifikon personin.
Kemi akoma procese që do të vijnë deri te ajo metodologji: tani është Komisioni i Venecias, pastaj Kuvendi, madje krijimi i trupit koordinues dhe pastaj metodologjia. Ka të parapara shumë çështje në këtë propozim-ligj, të presim ta marrim përgjigjen nga Komisioni i Venecias dhe gjithçka do të qartësohet”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së.