Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair ka ndodhur një aksident në të cilin u përfshi një motoçikletë e drejtuar nga 25 vjeçari nga Shkupi dhe një veturë me targa të Shkupit e drejtuar nga 57 vjeçari nga Vizbegu, transmeton TV21. Nga aksidenti lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, 25 vjeçari nga Shkupi, i cili është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

“Më 10.05.2025 në ora 00:30 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria 57 vjeçarin F.A nga Vizbegu. Më 09.05.2025 rreth orës 21:20 në SPB-Shkup është paraqitur se në rrugën “Xhon Kenedi” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Reno” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A dhe një motoçiklete “BMW” me targa të Shkupit e drejtuar nga 25 vjeçari A.C nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, konstatohet nga Klinika “Nënë Tereza” në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB-Shkup dhe vozitësi i veturës “Reno” është privuar nga liria dhe në konsultim me prokurorin publik do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë urgjente”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

LEXO: