Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka publikuar pasurinë e ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ka paraqitur se ka pasuri të patundshme, të luajtshme, një makinë, si dhe ar në emër të bashkëshortes.

Taravari ka raportuar se ka një shtëpi në Gostivar, një në Shkup, banesë në Shkup, si dhe tokë ndërtimore në Tetovë, që e ka të regjistruar në emër të prindërve. Taravari gjithashtu ka raportuar se ka kredi në vlerë prej mbi 4 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasuria e patundshme e Taravarit:

– shtëpi banimi në Gostivar, në emër të tij, me vlerë prej 43.050.000 denarë (69.861 euro).
– banesë në Karposh, në emër të tij, me vlerë prej 5.771.600 denarë (93.661 euro).
– shtëpi banimi në Karposh, në emër të tij me vlerë prej 9.245.250 denarë (150.031).
– tokë ndërtimore në Tetovë, në emër të prindërve, me vlerë prej 8.841.600 denarë (143.480 euro).

Pasuria e luajtshme:

– makinë Volvo e vitit 2016, me vlerë 3.070.000 denarë (49.819 euro)

Të dhëna nga llogaritë bankare:

– në emër të tij në të cilën merr pagë
– në emër të bashkëshortes
– në emër të fëmijëve
– në emër të prindërve

Të dhëna për borxhe ndaj personave fizik ose juridik në vend:

– kredi prej 4.552.959 denarë (73.885 euro)

Të dhëna për pasuri tjera në vend:

– ar në pronësi të bashkëshortes me vlerë 1.350.800 denarë (21.920 euro)
– fotografi artistike në emër të tij, me vlerë 245.000 denarë (3.975 euro)

Të ardhura tjera në vend:

– 33.825 denarë (548 euro), marrëveshje për qira banese
– 15.374 denarë (249 euro), marrëveshje për qira të hapësirës afariste.

The post Publikohet pasuria e Arben Taravarit si ministër – shtëpi dhe banesë në Shkup, tokë ndërtimore në Tetovë appeared first on Pa Censurë.