Qeveria njofton se që nga sot, në ditët në vijim, do të sigurojë intervenimisht nga 50.000 litra ujë falas për pije çdo ditë për qytetarët e Gostivarit, me qëllim plotësimin e nevojave bazë të popullatës derisa të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente. Uji do të shpërndahet përmes shtatë pikave në qytet, mes tyre Ndërmarrja e Ujërave, çerdhja “Pranvera”, shkolla e mesme ekonomike dhe Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad”.
Qeveria thekson se është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet dhe se kontrollet e analizat për shkaqet e situatës vazhdojnë intensivisht, ndërsa çdo person me përgjegjësi të konstatuar do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Qytetarët thirren t’i përmbahen rekomandimeve dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare.
