Gazetare: Melihate Rustemi

Qeveria në seancën e sotme miratoi një vendim për zgjatjen e periudhës së gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës. Gjendja e krizës zgjatet nga 21 korriku deri më 21 tetor. Ky vendim siguron gatishmërinë e institucioneve për një reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve të mundshme të papritura të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, garanton një rrjedhë të vazhdueshme dhe të pandërprerë të energjisë në vend dhe zbut çdo pasojë negative në buxhetin e qytetarëve dhe ekonominë e brendshme. Qeveria njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë të gjitha lëvizjet në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar të energjisë me qëllim miratimin e menjëhershëm të masave të reja mbrojtëse nëse rrethanat e kërkojnë këtë.

“Qëllimi kryesor i këtij vendimi është që ekzekutivi të disponojë një mekanizëm përkatës juridik për një reagim sa më të shpejtë dhe efikas. Kjo do të mundësojë ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet e eventualme të tregut, si dhe mbrojtjen e drejtpërdrejtë të interesave dhe standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë vendase”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Propozimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas harmonizimit të procedurave qeveritare, do t’i dërgohet Parlamentit, ku deputetët do të duhet ta shqyrtojnë atë dhe të votojnë zyrtarisht për vendimin në përputhje me kompetencat ligjore.

The post Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën deri më 20 tetor appeared first on Alsat.