Qytetarët kanë dalë në treg për të blerë ushqime për festat e “Krishtlindjeve” dhe “Natën e Buzmit”.

Mirëpo, ankohen se çmimet janë larta. Thonë se më herët sofrat i kanë pasur më të begatshme.

“Jo, jo! Shikoni sa është ora sot mbaron tregu, ndërsa gjysma është me mall. Shikoni sa artikuj ka të gjitha janë në gjysmë. Domethënë sot do të duhet të ishte e gjitha e zbrazur, dita e parafundit është për festë”, tha një qytetar.

“Bëjmë llogari në shpenzime dhe blejmë aq sa mundemi të blejmë, japim aq sa kemi në xhep dhe gjithmonë shohim të kemi edhe për ditën tjetër, ndërsa paratë janë pak, te pensionistët janë më pak dhe më së vështiri mbijetohet”, tha një qytetar tjetër.

“Gjithçka është shtrenjtuar këtë e dimë por çfarë të bëjmë, ta bëjmë këtë “adetin” për Natën e Buzmit dhe Krishtlindjeve”, shtoi një tjetër qytetar.

“Kemi marrë çfarë është e nevojshme për tu blerë. Në përputhje me rrethanat e nevojshme ta shënojmë ditën dhe t’i shënojmë festat, kjo është! Diçka të veçantë jo”, tha një qytetar tjetër.

Ndryshe Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca, i njohur si Anti-monopoli, nga 1 janari i këtij viti me denoncime do të mund t’i kontrollojë marrëveshjet mes prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve që të mund të zbulojë nëse ka parregullsi sipas Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare.