Gazetar: Angell Dimovski
Qytetarët që kanë punuar jashtë vendit, të cilëve shteti nuk ua ka tatuar këto të ardhura atëherë por tani, sërish dolën në protestë. Rreth pesëdhjetë qytetarë para Kuvendit shprehën pakënaqësi ndaj veprimeve të DAP-it, duke pretenduar se mjetet e tyre tashmë janë tatuar dhe nuk duhet të tatohen sërish.
“Tatimi i dyfishtë, së pari nuk është i dobishëm, së dyti nuk është ekonomikisht i shëndetshëm, dhe së treti, nëse kësaj qeverie i duhen para, le t’i shkurtojë me një politikë të re fiskale, le të shkurtojë shpenzimet joproduktive, veturat, telefonat, drekat joproduktive, shpenzimet e panevojshme. Pra, të mos u marrin para të rinjve që gjatë verës shkojnë jashtë vendit për të fituar ndonjë para. Ata para i sjellin në Maqedoni dhe i shpenzojnë këtu”, deklaroi Stojan Rashkov, kryetar i programit Work and Travel për Maqedoninë.
Përfaqësuesi i personave që kanë punuar në bazat ushtarake kërkon nga DAP t’i tërheqë vendimet, me arsyetimin se ato janë të paligjshme.
“Disa kompani na kanë dorëzuar dëshmi të nxjerra nga departamenti tatimor irakian, kështu që ai dokument është dorëzuar në DAP. Kemi marrë përgjigje prej tyre se nuk është i vlefshëm dhe se ende është në shqyrtim. Konkretisht për mua, unë kam për të paguar 3.000 euro për vitin 2020, vetëm për gjashtë muaj. Kemi njerëz që kanë punuar nga viti 2021 deri në 2025, dhe kur të mblidhen, janë shumë para. Ne kemi dëshmi për të treguar se kërkojmë të tërhiqen ato vendime sepse janë të paligjshme”, tha Zoran Nakovski, përfaqësues i grupit të personave nga Iraku, Afganistani dhe Afrika.
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova, në intervistërn e fundit në Alsat tha se nuk bëhet fjalë për tatim të dyfishtë dhe se të gjithë ata që do të paraqesin dëshmi nuk do të tatohen./Alsat.mk.
The post Qytetarët protestojnë para Kuvendit kundër DAP-it, ata pretendojnë se nuk bëhet fjalë për borxh të ri appeared first on Alsat.
