Përfaqësuesit e VLEN-it, në një takim joformal me përfaqësuesit e mediave, shpalosën aktivitetet për kongresin e parë partiak. Kongresi do të mbahet më 9 maj, ndërsa është planifikuar pjesëmarrja e rreth 850 delegatëve. VLEN do të jetë parti me orientim të djathë, ndërsa liderë do të jenë Bilall Kasami e Izet Mexhiti, të cilët do të kenë nënshkrim të lidhur dhe kompetenca të përbashkëta. Nënkryetarë do të jenë, Mimoza Musa e Bekim Qoku, ndërsa Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm. Pjesëmarrja në partinë VLEN do të jetë 20 për qind. Do të ketë presidencë prej 5 anëtarëve. Në takim u bisedua edhe për rikonstruimin e Qeverisë për çka liderët e VLEN-it nuk shpalosën shumë detaje, duke nënvizuar se lidhur me këto çështje bisedohet me partnerin e koalicionit qeverisës./Alsat.mk

The post VLEN zyrtarizon Kongresin më 9 maj appeared first on Alsat.