Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik, të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 6.3 milionë turistë, një rritje kjo me 1.2 milion turistë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmërinë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi”, shkruan ai.
Kryeministrit, në një postim në Facebook, thotë se duhet bërë një rishikim i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, teksa vuri theksin te nevoja për më shumë hapësira publike. Rama shkruan se rritja e numrit të turistëve ka rritur edhe sfidën e pastërtisë, teksa evidenton faktin se duhet bërë më shumë në këtë drejtim.
“Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private.
Rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”, shkrua, pos tjerash Rama në Facebook.