Një vullkan pranë një baze të madhe detare në bregun lindor të Rusisë shpërtheu herët të dielën, më 18 gusht, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.2 Rihter që goditi në Paqësor rreth 100 kilometra larg, njoftoi media shtetërore ruse.
Vullkani Sibelut hodhi një shtëllungë hiri deri në 8 kilometra mbi nivelin e detit dhe lëshoi një shpërthim llave, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shkencëtarët nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.