Të paktën katër persona humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën në të shtënat e sotme në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Xhorxhias, raportoi CNN.

Disa nga të plagosurit në shkollën e mesme Appalachian në Winder pësuan jo vetëm nga të shtënat, por edhe nga lëndimet e marra gjatë arratisjes. Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow tha se i dyshuari është arrestuar.

Situata tani është nën kontroll dhe studentët janë dërguar në shtëpi, tha zyra e sherifit lokal.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ishte në dijeni të incidentit dhe se qeveria do të vazhdojë të koordinohet me “zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë”.