Një vit pas sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për drejtësi dhe llogaridhënie. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stanio në një konferencë për media tha se BE-ja pret nga Serbia që të bashkëpunojë në këtë proces dhe se përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
“Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Dhe ne e ritheksojmë pritjen tonë që e ka paraqitur BE-ja që atëherë dhe e ka ripërsëritur deri më sot, e pritja është që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë të sillen para drejtësisë. Kjo është arsyeja që ne e kemi mirëpritur faktin se hapi i parë në këtë proces të gjatë është kompletuar me aktakuzën e njoftuar pak javë më parë dhe tani procedurat gjyqësore kanë nisur. Kur të kemi verdiktin do të ketë edhe llogaridhënie dhe ne presim të shohim vendimin, po përcjellim nga afër procdurat në procesin gjyqësor në Kosovë. Dhe kur të kemi vendim, mbi fajësinë apo pafajësinë, natyrisht se ne do të reagojmë në përputhje. Ky ishte një sulm serioz dhe i paprecedent dhe ishte e qartë që prej fillimit se duhet të ketë llogaridhënie”, ka thënë Stano.
Ai tutje tha se BE-ja e respekton këtë proces dhe nuk mund të ndërhyjë në këtë proces.
“Nuk është ndryshim i qëndrimit në shtete, hapësira apo asociacione ku sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit është një nga parimet më të rëndësishme. Ne respektojmë procedurat e nevojshme gjyqësore. Aktakuzat… hetimi është hapi i parë, aktakuza është hapi i dytë. Por pastaj gjykata duhe të deklarojë se kush është fajtor dhe kush nuk është bazuar në hetime dhe dëshmi të ofruara. Ne e respektojmë këtë proces dhe nuk mund të ndërhyjmë në këtë proces. Ne mund ta përcjellim mund të kemi pikëpamjet tona por llogaridhënia duhet të vendoset dhe të jepet. Dhe kjo mund të bëhet kur Gjykata të vendos se çfarë do të bëjë dhe si do të merret me këto aktazkua si dhe të vendos kush është fajtor dhe kush nuk është. Edhe njëherë, BE-ja në mënyrë të vazhdueshme ka shprehur pritjet e saj se të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë sulm do të mbahen përgjegjës dhe do të sillen para drejtësisë. Ne presim një proces të rregullt gjyqsor dhe vetëm mund të përsëris atë që e kemi thënë shumë herë publikisht, politikisht këtu në këtë dhomë shtypi se ne presim që secili të bashkëpunojë dhe kjo i referohet edhe Serbisë dhe ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht këtu”, tha Stano./21Media