Profesori universitar dhe ish-deputeti Ruzhdi Matoshi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dukeq përshkruar se Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryq dhe ee integrimi për BE është me shumë të panjohura.
Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë të Matoshit:
Nga ecën Maqedonia e Veriut?
Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryq. Rruga e saj drejt integrimit në BE është me shumë të panjohura!
PSE!
Kushti me qenë vend i BE-së, është se në vazhdimësi duhet të investohet në paqë inter-etnike në vend dhe Jo duke kthyer metodat e vjetra të njohura nga më herët, para vitit 2001, ku një etni krijonte supremacion politik dhe institucional ndaj etnisë tjetër. Friga qëndron se pas shëmbjes së shtyllave të rehatisë institucionale në vend që i kontribonin paqës inter-etnike shqiptaro-maqedonase, si balanceri dhe ligjit të gjuhës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të keqtrajtohen edhe ekonomikisht duke i sulmu me metoda linçuese në veprimtaritë e tyre ekonomike (rasti Kiper).
Përfaqësuesit qeveritar shqiptar të VLEN-it duhet të jenë transparent me publikun shqiptar dhe koalicionin VMRO se çka po ndodh, përndryshe do të përfundojnë si të PAVLERË në koshin e historisë.