Orban të enjten vjen për një vizitë dyditore në Maqedoni

Kryeministri hungarez Viktor Orban vjen të enjten për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni, së bashku me një delegacion nga qeveria hungareze. Siç informojnë nga Qeveria e Maqedonisë, kryeministri Hristijan Mickoski dhe kolegu i tij Orban do të kenë takim zyrtar kokë më kokë të premten në Ohër,transmeton Faktiditor.ch.

Po ashtu, në kuadër të vizitës do të mbahen një sërë takimesh bilaterale mes ministrave maqedonas dhe kolegëve të tyre të departamenteve nga delegacioni hungarez, ndërsa të premten do të mbahet një takim i përbashkët ndërqeveritar, pas së cilës është paralajmëruar një konferencë për shtyp në të cilën do të flasin dy kryeministrat.

– Në margjinat e vizitës dy ditore është planifikuar një shëtitje në qytetin e Ohrit, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe kompleksin e manastirit të Shën Naumit dhe kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule të freskëta në monumentin e shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër, thuhet në njoftimin e qeverisë. /Faktiditor.ch/