Vjedhja masive e rrymës në Qendër të Shkupit! Bekteshi: Nuk ka asnjë reagim, a ju kujtohet Haraçina dhe Sllupçani?!

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht po vjedhin rrymë ndërkohë që për këtë, nuk ka reagime e as përgjegjësi. Bekteshi tha se ka dëm milionësh por që e paguajnë amvisritë.

“SKANDAL në qendër të Shkupit!

Kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht VJEDHIN rrymë.
“A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin??? Pagesa e rrymës është mbi 95% në ato vendbanime.
Asnjë reagim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjne dëm milionësh e që e paguajnë amvisritë.
Apo reagime ka vetëm atëher kur me direktiva të qendrave të ndryshme duhet dikë të paraqesin si të “prapambetur”, të padëgjushësh etj.?”, ka shkruar Bekteshi.