Pavarësisht se iu lakua emri se pas rikonstruimit të Qeverisë do të udhëheqë me digaster tjetër, Azir Aliu në Click Plus la të kuptohet se ai do të vazhdojë të jetë ministër i Shëndetësisë, pasi siç tha “në çdo digaster aty ku ka rezultate do të duhet të vazhdohet për hir të institucioneve dhe proceseve që janë brenda”. Aliu tha se kanë filluar diskutimet mes partnerëve të koalicionit për proceset që kanë mbaruar dhe performancën e të gjithë ministrave, por nuk dha detaje se kush me cilën ministri do të vazhdojë.
“Është pozitë që do të duhej të jemi pak më neutral dhe dhe t’ua lëmë politikave dhe institucioneve që të vendosin si mëtej. Është e rëndësishme që të ketë vazhdimësi, në çdo institucion jo vetëm në shëndetësi, për shkak të dinamikës së proceseve. Në shëndetësi, përveç ndryshimeve kërkohet edhe realizim në kohë pasi në shëndetësi edhe koha është shëndet”, tha Aliu
