Nafta pas mesnate shtrenjtohet për 5,5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1,5 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Me këtë, çmimi i ri i naftës do të jetë 104,5 denarë për litër. Benzina BS-95 do të shitet me 99 denarë, ndërsa ajo BS-98 me 101 denarë për litër. Vendimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.
