Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën.

Gruaja ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja. Ajo vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Prevalla është një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili është afërsisht 30 kilometra larg Prizrenit.

Rrufeja godet pesë persona në Prevallë, një grua në gjendje të rëndë

Pesë persona mbetën të lënduar si pasojë e goditjes nga rrufeja sot në Prevallë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për portalin rtv21.tv tha se njëra nga viktimat është në gjendje të rëndë.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevall rrufeja ka goditur 5 persona.
Njëra nga viktimat, femer është në fjendje më të rëndë”, tha Bytyqi./21Media