I ngarkuari i përkohshëm me punë i Rusisë në Poloni, Andrey Ordash, i ka hedhur poshtë pretendimet se dronët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore polake.

“Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këta dronë janë me origjinë ruse”, i ka thënë Ordash agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se është thirrur në ministrinë e Jashtme polake.

The post Rusia mohon se dronët e saj kanë shkelur hapësirën ajrore polake appeared first on Alsat.