Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ta, teksa ritheksoi se kanë kërkuar nga serbët të punojnë për llogaridhënie për sulmin në Banjskë.
“Nuk e bëra një lidhje direkte me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, prandaj situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Rutte në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.
