Për disa minuta sa qëndruam në vendngjarje, dhjetëra këmbësor dhe makina kaluan në të kuqen. Në këto raste kur shpejtësia është mbi normalen nën ndikim të alkoolit dhe drogës e pësojnë të pafajshmit. Autoritetet thonë se në nivel vendi janë lokalizuar qindra “pika të zeza” në komunikacionin rrugorë.

Edhe pse kalonin përskaj fotografive të ndezura me qirinj, ku ditë më parë humbi jetën Frosina, qytetarët nuk vetëdijesohen për tu mos u bërë viktima e radhës së aksidenteve në trafik me fatalitet.

 “Kjo është një nga pikat më kritike të kryeqytetit e lokalizaur nga autoritet si aks me rrezikshmëri të lartë, të kalimit të bulevardit, ku edhe para ca ditësh ndodhi fatkeqësia e humbjes së jetës së 22 vjeçes Frosina. Siç po shihet semaforët nuk duken të sinkronizuar të këmbësorëve dhe për këtë arsye, duke qenë se kalimtarët kalojnë njërën korsi të bulevardit – mbeten në mes të rrugës dhe duke qenë semafori me të kuqe, ata nganjëherë kalojnë në të kuqen duke rrezikuar jetën e tyre.”

Gjithsesi, qytetarët thonë se këto raste po ndodhin nga mosndëshkimi. Ata të revoltuar thonë se nuk mjaftojnë protestat dhe marshet pas humbjes së jetëve nga persona të paprekshëm nga ligjet.

Autoritetet paralajmëruan shtrëngim të masave në trafik, duke detektuar disa nga pikat e zeza në trafik. Por, juristët kërkojë të funksionoj sistemi i drejtësisë dhe të ashpërsohen ndëshkimet në kodin rrugorë. Avoakti Ratko Dimovski, tha se përveç gjyqësisë në diskursin publik duhet të epilog në lëndë gjyqësore.

Ndryshe protesta e aktivizoi alarmin te institucionet. Drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, para dy ditëve tha se tashmë janë hartuar pikat e zeza në vendin tonë.