Reagim!
Këshilltarët e Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) shprehin shqetësimin e saj për mosrespektimin e dygjuhësisë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, përmes vendosjes së një tabele vetëm në një gjuhë, në kundërshtim me detyrimet ligjore dhe me karakterin shumetnik të kryeqytetit.
Kërkojmë nga Kryetari që kjo tabelë të korrigjohet menjëherë, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, dhe Shkupit t’i rikthehet fryma e multikulturalizmit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, vlera mbi të cilat është ndërtuar ky qytet.
Në seancën e radhës të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët e AKI-së do të kërkojnë llogari nga Kryetari për këtë veprim dhe do të kërkojnë sqarime se përse nuk është respektuar Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Po ashtu, do të kërkojmë që të ndërmerren masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të garantuar respektimin e ligjit nga të gjitha institucionet e Qytetit të Shkupit.
Respektimi i dygjuhësisë nuk është çështje zgjedhjeje politike, por obligim ligjor dhe një dëshmi e respektit ndaj të gjithë qytetarëve të Shkupit, pa dallim përkatësie etnike apo gjuhësore.
Kordinator I Këshilltarëve në Qytetin e Shkupit AKI
Abdulselam Selami
