Profesori Bashkim Selmani ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë për protestën e studentëve, duke e akuzuar për nxitje të nacionalizmit dhe për presion ndaj të rinjve. Në intervistën për Alsat, Selmani tha se studentët nuk duhet të akuzohen për dhunë, por duhet të dëgjohen kërkesat e tyre. Sipas tij, shteti duhet të merret me problemet që i kanë nxitur studentët të protestojnë dhe jo t’i sulmojë ata. Profesori Selmani kritikoi edhe gjuhën e përdorur ndaj protestës, duke thënë se studentët nuk duhen përbuzur apo frikësuar.

“Mos pranimi i asaj mase dhe mos dëgjohet ajo masw dhe tw shprehet me nacionalizwm, kjo nënkupton që një pjesë e madhe e individëve përkundrazi e ushqejnë nacionalizmin. Marrja në pyetje, nëse ai mendon se ka pasur dhunë atëherë shfaq dhunë ndaj një gjenerate te re, gjenereta aktuale, gjenerata e re do të thotë ardhmëria e këtij shteti dhe ardhmëria e rrugws se çfarë kahje do të mar shteti. Sikur edhe një individ ti cenohet elementare shteti është I detyruar që ti trrajtoj ato dhe eliminoj të gjitha shkaqet. Nuk diksutohet se është politikë sepse vjen nga një parti shumë nacionaliste”, theksoi Bashkim Selmani, profesor universitar. /Alsat.mk

The post Selmani: Fillkov, ministër nacionalist appeared first on Alsat.