Një aksident tjetër trafiku me pasoja fatale ka ndodhur afër QT Çairçania në Çair të Shkupit. Rreth orës 10.15 sipas raportimit të Ministrisë së brendshme në Bulevardin. “Cvetan Dimov” në Shkup, në aksident u përfshinë tre automjete, ku dyshohet se vetura goditi një furgon, i cili pastaj goditi një kamion para tij.
“Sipas dëshmitarëve okularë furgoni ka qenë I parkuar në korsi të makinave dhe po shkarkonte mall për një market afër, ndërkaq vetura e ka goditur, I cili ishte I parkuar dhe shoferi I makinës ka humbur ndjenjat në ato momente, ndërkaq stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 75 vjeçarit në vendngjarje”, raporton Adnan Qaili – gazetar TV21.
“Janë përfshirë automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.D.(75), furgon “Fiat” i parkuar me targa të Kumanovës, i drejtuar më parë nga H.I. i cili nga forca e goditjes ka lëvizur dhe ka goditur kamionin MAN të parkuar me targa të Shkupit i drejtuar më parë nga L.S. Në vendin e ngjarjes është duke u bërë këqyrja e vendit të aksidentit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria e Shkupit”, thonë nga MPB.
“Kjo është një nga pikat e nxehta të të trafikut ku brenda 24 orëve pati dy aksidente trafiku me fatalitet ku humbën jetën dy persona. Ndërkaq, shkallët e mbikalimit me konstrukt hekuri janë shumë pak të përdorura dhe nuk mjafton as barrikada e betonit e vendosur në mes të bulevardit për të ndaluar aksidente të tilla, ku këmbësorët dalin vend e pa vend”, raporton Adnan Qaili – gazetar TV21.
“Ndodhën, edhe do të ndodhin në të ardhmen nuk mund të rregullohet kjo asnjëherë, me këtë fazë që është duke shkuar. Çfarë duhet të ndërmerret? Këtu është fajtor shteti edhe komuna është fajtore”, tha një qytetar.
“Me sa e shihni komunikacioni është tepër i dendur shumë ka vetura. Por, ky mbikalimi është i mirë por ka fëmijë e pleq të cilët e kanë problem për të hipur shkallëve dhe e vetmja zgjidhje e shohin të kalojnë aty poshtë ku e kanë lënë hapur, eshë pse është për këmbësor për fat keq ndodhin ato…”, shtoi një tjetër qytetar.
Përndryshe mbrëmë, rreth orës 2:30 pas mesnate, në po të njëjtin lokacion ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit, të drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një 14-vjeçar nga Shkupi. Motoçiklisti ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e marra, dhe vdekja e tij u konfirmua nga Ndihma e shpejtë. Ndërkohë, 14-vjeçari pësoi lëndime që u konfirmuan në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Prokurori i cili kreu një inspektim në vend pranë qendrës tregtare Çairçanja, raportoi se 16-vjeçari po drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe pa helmetë mbrojtëse, si dhe me shpejtësi që tejkalonte shpejtësinë e lejuar.