Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan tha se është koha që udhëheqësit politik të punojnë së bashku dhe t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit me qëllim që të tejkalohet ngërçi institucional. Kjo është thirrja e dytë e bërë nga pala amerikane brenda pak kohësh, pasi kërkesë të ngjashme për bashkëpunim kishte shprehur Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë disa ditë më parë.
The post SHBA i bën thirrje liderëve të Kosovës: “Është koha të bashkëpunoni” appeared first on Alsat.
