Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë ndaj një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë një rrahjeje ose grindjeje”, sipas nenit 133 paragrafi 1 të Kodit Penal.
I dyshuari, 30 vjeç, me një thikë ka kërcënuar një çift bashkëshortësh në kompaninë ku punonte, duke kërkuar t’i paguheshin mëditjet e fundit të papaguara. Më 21 korrik pasdite, kur burri dhe gruaja po largoheshin me automjetin e tyre nga kompania në fshatin Trubarevë, i dyshuari ua ka bllokuar rrugën duke u ndalur para automjetit me thikë në dorë. Ai ka lëvizur në mënyrë agresive me thikën, i ka fyer dhe kërcënuar, e më pas me thikë ia ka prerë gomën e majtë të pasme të automjetit. I dëmtuari është përpjekur ta qetësojë, ndërsa bashkëshortja e tij, e frikësuar, është larguar me vrap dhe ka hyrë në një kazino aty pranë, prej nga ka thirrur policinë.
Prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të kujdesit ndaj të dyshuarit: ndalim i largimit nga vendbanimi ose vendqëndrimi, konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalim i afrimit ndaj të dëmtuarve.
