Përfaqësues të qeverisë, ndërmarrjeve publike dhe autoritetet lokale, bashkë me përfaqësuesit e mediave në mënyrë simbolike udhëtuan nga Zelenikova në Stacionin Hekurudhor në Shkup, duke e bërë kështu promovimin e vendosjes në funksion të kësaj linje, që u lëshua në përdorim një ditë më parë.

Kjo është vetëm një prej 3 linjave hekurudhore që do të zhvillohen në kryeqytet, ndërsa dokumentacioni i projektit për dy të tjerat po përgatitet paralelisht. Drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastrukturë”, Sinisha Ivanovski, tha se nëse miratohen mjetet e Qeverisë, ato do të aktivizohen deri në fund të vitit 2027, apo fillim të vitit 2028. Një nga linjat e mbetura, do të shtrihet nga Vollkova, nëpërmjet Gjorce Petrovit dhe Shkup-Veri, deri në Stacionin Hekurudhor në Shkup, me një gjatësi prej 18 kilometrash.

“Sot jemi të pranishëm në një ngjarje simbolike, siç është lëshimi i fazës së parë të trenit të qytetit. Kjo është një ngjarje simbolike por e pasqyron vendosmërinë e kësaj qeverie që fuqishëm të investojë në përmirësimin e rrjetit hekurudhor në shtet. Pak më parë udhëtuam me trenin e qytetit nga Zelenikova, deri në këtë stacion në Shkup, ku ka gjithsej 25 kilometra rrjet të rikonstruuar hekurudhor.” – Sinisha Ivanovski, Drejtor i “Hekurudha të Maqedonisë -Infrastruktura”. / Alsat.mk

The post Shkupi drejt 3 linjave hekurudhore, ja kur priten dy të tjerat appeared first on Alsat.