Gazetar: Angell Dimovski

Pas deklaratës së djeshme të zëvendësministrit të Ekonomisë Marjan Risteski se “shporta shkollore” u kurseu familjeve 3,000 denarë, Televizioni Alsat doli në terren dhe i pyeti qytetarët se sa arritën të kursenin?

“Asgjë nuk kursejmë. Asgjë nuk kursejmë asgjë, çmimet janë shumë të larta. Thjesht i gënjejnë njerëzit, asgjë tjetër”, tha një qytetare.

“Ishte njësoj si më parë, pak më shtrenjtë, por ishte njësoj”, u shpreh një student.

“Mendoj se kjo është pak, duhet më shumë sesa ato që po ofrojnë”, u shpreh një tjetër qytetare.

Zëvendësministri i Ekonomisë tha se gjatë zbatimit të këtij aksioni, u kryen rreth 400 inspektime të jashtëzakonshme, në të cilat u identifikuan mangësi të vogla, të cilat u korrigjuan menjëherë në vendet ku shiteshin materiale shkollore. Masa qeveritare “shporta shkollore” zgjati një muaj, nga 15 gushti deri më 15 shtator. Ajo parashikonte ulje të çmimeve të materialeve shkollore – të paktën 10% në shitjen me shumicë dhe 15% në shitjen me pakicë. Çmimi referues që u mor për krahasim është ai nga 1 Qershori. /Alsat.mk

The post “Shporta shkollore”/ Alsat në teren, pyet qytetarët se sa arritën të kursejnë appeared first on Alsat.