Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.

Burime bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është kapur i plagosur.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Euronews.

The post Shqipëri / Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër appeared first on Alsat.