Mediat në Serbi e thonë me siguri, që e ardhmja e Dragan Stojkoviçit vendoset nga takimi në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vetëm se kombëtarja e Shqipërisë është me presion për ta fituar me domosdo ndeshjen. Serbia ndërkohë mund të bëjë llogaritë edhe me barazimin.
Humbja me Anglinë(0-5) ka shtuar presionin për trajnerin serb, mirëpo ai dhe federata mund të mos kënaqen me rezultatin baraz në takimin e vlevshëm për Botërorin 2026, i cili do të luhet në Beograd.
Fakt është që kontrata i përfundon në nëntor dhe 60-vjeçari e drejton përfaqësuesen serbe nga marsi i vitit 2023. Dhe duket se po shkon drejt fundit të kësaj aventure.
The post Shqipëria mund të largojë trajnerin e mirënjohur nga pankina e Serbisë?! appeared first on Alsat.
