“Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj”, është titulli i një shkrimi të publikuar këtë të shtunë nga media amerikane “New York Times”.

“Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare”, citon autori i artikullit, Andreë Higgins, të ketë thënë kreu i qeverisë shqiptare.

Rama në intervistën e dhënë shprehet, se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.

Rama tha se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, shprehet kryeministri.

Territori i propozuar i shtetit të ri islamik është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit.

Rregullat në këtë Vatikan të Tiranës, do të jenë të tilla që nuk do tyë keyë asnjë imponim dhe njerëzit do e zgjedhin vetë stilin e jetetës së tyre.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, citohet të ketë thënë kleriku Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi. “Madhësia nuk ka rëndësi, unë nuk kam nevojë të jem diktator”.

Deri më tani, janë të pakët personat që kanë qenë në dijeni të këtij plani dhe sic ka treguar kryeministri për Neës York Times, aleatët si NATO apo Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar. Megjithatë krijimi i shtetit Sovran islamik në Tiranë do të kërkojë kohë. Megjithatë, aktualisht, një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë, që do të duhet të miratohet në parlament.

“Ndoshta të gjithë do të thonë: ‘Ky djalë është i çmendur’, këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, e çmendur apo jo, është të luftosh për mirë”, është shprehu kryeministri në intervistën për median prestigjoze amerikane.