Futbollistët e Liverpool mposhtën si vendës skuadrën Bournemouth me rezultat 3:0, në xhiron e pestë të Premier Ligës dhe morën kreun e tabelës me 12 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City i dyti, i cili nesër përballet kundër Arsenalit.

Ndeshja Liverpool-Bournemouth u vendos në pjesën e parë, pas së cilës skuadra e Arne Slot kaloi me rezultat 3:0.

Luis Diaz shënoi dy gola – në minutat 26 dhe 28, pas pasimit të Trent Alexander-Arnold. Darwin Nunez shënoi në minutën e 37-të për 3:0, pas një aksioni të gjatë. Në fund të ndeshjes, Bournemouth pati mundësitë e veta, por nuk arriti t’i shfrytëzojë.

Tottenham ndërkaq mposhti Brentford 3:1. Në minutën e parë, mysafirët kaluan në avantazh me golin e Bryan Mbuem, por Spurs u kthye me golat e Dominic Solanke, Brennan Johnson dhe James Maddison.

Everton fitoi pikën e parë në këtë edicion duke luajtur baras si mysafir me Leicester, ndërsa Aston Villa shënoi dy gola në fund për të fituar kundër Wolverhampton dhe kështu barazoi pikët me Cityn dhe Liverpoolin.