Një 20-vjeçar, shtetas francez, është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit, i shtrirë në një shezlon në plazhin e Ksamilit.

Sipas policisë, trupi i viktimës, Miguel Mendes, rreth 20 vjeç, është gjetur në orën 05:15. Dyshohet se ai është goditur me thikë nga Sokrat Vata, 29 vjeç, nga qyteti i Hasit në veri të Shqipërisë, i cili është larguar menjëherë pas incidentit.

Policia vijon kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.