Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në qytetin Gams të Zvicrës, pasi tentoi të vidhte një shtëpi pleqsh.
Sipas mediave zvicerane, ai u tha se duhej të kontrollonte arkën, por kishte ndërmend t’i merrte paratë.
Pasi shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të hapë me forcë kasën, stafi ka reaguar dhe ka lajmëruar policinë.
Ndaj tij është bërë kallëzim në prokurorinë publike.